02 December, 2011

NICO - FEMME FATALE DHE MUZA ROCK QE NUK NJOHIM

'Muze e Erresires'.
Nico eshte padyshim, personazhi me magjepes, me misterioz ne historine e muzikes rock. Kendoi gjurme te paharrueshme qe i hapen rrugen asaj qe nje dekade me vone do te quhej rryma dark. Meriton nje vend te vecante ne aristokracine hierarkike muzikore. Mori pjese ne projektet muzikore te Velvet Underground (duke bashkepunuar me Lou Reed dhe John Cale) dhe rrezikoi te trondise te gjithe pilastret e muzikes ne pergjithesi me hijen e saj magjepese dhe karakterin e fshehur.




Nje vajze gjermane qe fliste anglishten me theksin e saj tmerresisht erotik. Ishte nje e vajze e gjate dhe bjonde. Bente modelen (asnje reviste e kohes nuk mungoi duke e perfshire ne albume fotografish dhe kopertina te kohes). Emri i vertete: Christa Paffgen, lindur me 1938 ne Keln te Gjermanise (nje qytet i vogel ne periferi te Berlinit). Pas nje episodi tragjik (perdhunohet nga nje punonjes ushtarak!) e veshtiresive te teperta ne adoleshence (shtatzani e padeshirueshme), punoi si modele per Chanel, Vogue, Elle, Tempo etj... deri ne 1965, kur fale miqesise me Brian Jones, hyn ne rrethin e legjendareve Rolling Stones.
















Firmos nje kontrate me Immediate te Oldham dhe publikon gjurmet: 'I'm Not Saying' dhe 'The Last Mile' (kjo e fundit perpunuar nga Jimmy Page). Nje vit me vone gjendet ne Nju Jork ku takohet me Andy Warhol bashke me Factory-n e tij (nje vendtakim njujorkez ku mund te gjendeshin artistet per te shkembyer opinione dhe ide krijuese). Ky i ofron nje rol si protagoniste ne filmin me titullin Chelsea Girl (edhe pse Nico nuk ishte fare pa eksperience sepse kishte patur nje rol te shkurter te La Dolce Vita e Fellini-t). Eshte perseri Warhol ai qe e prezanton me grupin underground njujorkez te Velvet Underground, etapa e saj artistike e momentit.
Me banden Nico do te qendroje vetem pak muaj, aq sa per te marre pjese ne te cuditshmin show te Plastic Inevitable Show dhe te firmose vokalisht disa nga gjurmet me te bukura te historise rock: 'Femme Fatale', dhe me teper se gjashte minutat e 'All Tomorrow's Parties' (te gjithe festat e se nesermes). Video live (sidomos) te kesaj gjurme do te jene edhe deshmia therese sesi ishin koncertet e VU (me Nico-n vokaliste qe rrallehere mbyllte qerpiket e syrit, e trullosur nga droga dhe magjia e muzikes), nje atmosfere aliene ne kufijte e arsyes. Ne fakt Nico do te kete ne repertorin e saj edhe gjurme qe nuk jane asnjehere perfshire ne ndonje album ('Reich der Traume', 'Sagen die Gelehrten' dhe 'The Last Mile').
Edhe spe nuk i shkeput kurre lidhjet me anetaret e VU dhe Warhol, ne fundvitet '60 nderrmerr nje karriere soliste me nje mbeshtetje sonore kryesisht te erret, por inovative. Ne albumin debut si soliste te Chelsea Girl (1967) ekzekuton gjurme te atehershmit tetembedhjetevjecare Jackson Browne, pervec kompozimeve te miqve Lou Leed dhe John Cale. Perpunimet jane te varfera me qellim, timbri i pazakonte (nje armonium indian), kendimi eshte misterioz dhe i deshperuar pikerisht si vete tekstet.
















'Chelsea Girls' i jep titullin albumit. Nje gjurme qe ka pak gjera te perbashketa me muziken rock, por qe prezanton nje forme mesjetare perzire me nje rage indiane. Alienizimi i struktures se kenges, deshperimi dhe ngasherimi prodhojne nje dashuri mistike per melodine me shkeputje violine dhe fyelli. 'Wrap Your Troubles In Dreams' (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra) perben nje tjeter kryeveper origjinale. Nje vals dekadent, me tekst vizionar dhe mistik (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra / dergoji ato tutje / vendosi brenda nje shisheje / permes deterave ato do te qendrojne). Deshperimi dhe ankthet e brendshme te artistes (e cila vazhdon te perdore rregullisht substanca toksike) do te jene gjithmone te pranishem midis rreshtave te gjurmeve.

Wrap your troubles in dreams
Send them all away
Put them in a bottle and
Across the seas they'll stay

Po i njejti Cale prodhon Desert Shore (1970) ku pefshihen edhe dy gjurme te perdorura si kolona sonore e filmit te Philippe Garrel (1972) La Cicatrice Interieur (ku aktron vete Garrel). Nje film-tregim unik ne llojin e vet, pa asnje pergjigje, mistik dhe i lire nga konvencionet e kinematografise. Ne film luajne Garrel dhe Ari (Christian Aaron Boulogne, femija qe Nico ka patur me Alain Delon) dhe muzika e Desert Shore ben vetem sa per kornize sonore kameres se Garrel. Skenari eshte pa asnje histori, vetem lidhje imazhesh, ndersa te tre rolet kombinohen ne karavane te gjate lineare ne shkretetiren ekstreme. Skena te nje bukurie mistike (filmi xhirohet ne Egjypt e me pas ne Islande), gati mitologjike: Nico hipur mbi nje kale te bardhe dhe nje djalosh i vogel (le petit chevalier) e udheheq ne mes te shkretetires. Me pas, ne muzg, gjenden te ndalur e te rrethuar nga nje zjarr shoqeruar nga gjurma 'Janitor Of Lunacy'.
Albumi paraqet ne vetvete nje muzike unike, pasqyre e besueshme e vete gjendjes nervoze e te vetmuar te Nico-s. Nje vetmi e pabesueshme, totale dhe psikopatike, tunduese per kedo qe e degjon. Kryevepra tragjike e muzikes. Ne nje interviste do te pranonte vetmine e saj dhe tjetersueshmerine e perhershme qe e tundonte. Asnje referim ne te kaluaren.
Asgje e meparshme i ngjason 'Janitor Of Lunacy', ceremonise se perurimit te fantazmes vajze, te vetmuar ne nje shkretetire bregdeti. Tingujt e armonium-it behen me dominues dhe zeri neutral e therrites i Nico-s te japin pershtypjen e  nje frymemarrje plot makthe, te nje cmendurie te mbyllur hermetikisht, te nje deshperimi aq te thelle saqe nuk mund te shprehesh asnje emocion. Heshtja gjate degjimit kompensohet nga nje madheshti ne performance te paarritur derime sot nga asnje artist. Perqendrim i nje gjurme pa perdorimin e asnje instrumenti klasik (bateri, kitare...), por vetem tinguj te sterzgjatur armonium-i dhe nje ze gotik. 'The Falconer' te genjen me nje hyrje klasicizmi vetem ne fillim sepse vazhdon me te njejten dendesi gjendjesh shpirterore (per te mos thene tepruese), por vetem me me shume ton rrefyes dhe tragjikisht rrethues. Nje pjesez klasike me piano, gati femijerore, nderhyn ne mes te gjurmes per pak sekondash per t'i lene vendin pastaj temes kryesore me baze armonium-i.
Pasi trasferohet ne Paris Nico zhduket plotesisht nga skena muzikore per gjate gjithe viteve '70 per tu shnderruar keshtu ne nje figure mitologjike per rock-un. Rikthimi daton me vitin 1974 me pjesemarrjen ne koncertin e Rainbow te organizuar nga Brian Eno, Kevin Ayers dhe John Cale. Shfaqja shenon edhe ringjalljen artistike per Nico-n. Ne fakt regjistron me Cale dhe Eno albumin The End duke rimarre me nje version gotik edhe gjurmen simbol te The Doors-ave. Pervec pelhures se erret qe karakterizon gjurmet ben polemike edhe per versionin gotik te himnit gjerman 'Das Lied Der Deutchen'.
Nje vit me vone luan nje rol ne filmin tjeter te Garrel: Le Berceau De Cristal e me pas zhduket serisht nga skena.
Pas vitesh azili te padenje ne Paris vendos te zhvendoset ne Mancester pergjate viteve '80 dhe papritmas ben qe te flitet per te fale nje serie te mrekullueshme albumesh. Muzika e saj ishte me kohe perpara energjise se rock-ut dhe arinte nje turbullire te erret qe ne ditet kur kendonte me Velvet. Shembull i mirefillte do te jete Drama Of Exile (1981) qe do konsiderohet edhe si albumi me i vecante i artistes fale gjurmeve te nje bukurie te rralle ('Purple Lips', tingujt glamour te 'Orly Flights') apo te rrefimeve te David Bowie ('Heroes') dhe te Lou Reed ('Waiting For My Man'). Gjurmet e tjera (dedikimi i 'Genghis Khan' dhe 'One More Chance') ndjekin rrugen e tingujve te pazakonte.
Edhe pse stili i artistes ishte tashme konsoliduar, albumi terheq vemendjen e publikut dhe ben qe Nico te shfaqet ne shume pjese te botes, sic tregojne: Behind The Iron Curtain dhe i mrekullueshmi Live In Tokyo, nje koncert spektakolar ne Japoni!



















Dukej me te drjete nje fillim i ri per karrierren e artistes, por me 18 korrik te 1988, ne Ibiza te Spanjes, rrezohet banalisht nga bicikleta dhe vdes nga nje hemorragji e brendshme celebrale. Sic e do manuali i me te medhenjve: ne momentin me te bukur shkaterrojne cdo gje. Per cdo artiste femer (dhe jo!) pasardhese, Nico dhe muzika e saj do te perfaqesonte nje referim konstant dhe gjithmone frymezues.

3 comments:

  1. per mua ka qene nelloj.
    me te vertete shume e rendesishme... ndoshta tek te parat femra muzikante qe kam dashuruar...

    ReplyDelete
  2. kam nje shoqen time qe i ngjan.ja shihi dy foto te saj qe i kam bere ;)

    http://www.flickr.com/photos/eni/6328161045/in/photostream

    http://www.flickr.com/photos/eni/5439506815/in/photostream

    ReplyDelete